Vrati se na sve prijave Id: 8605

Gropë n'rrugë

Prijavio u kategoriji Gropë n'rrugë, anonimno u 11:26, уторак 7 јануар 2025

E nderuar Komunë e Prizrenit,

Po ju drejtohem për të shprehur shqetësimin tim lidhur me gjendjen e rrugës në lagjen e Ortakollit. Siç mund të shihet edhe në foton e bashkangjitur, në këtë zonë ka gropa të mëdha që prej një kohe të gjatë. Këto gropa e bëjnë jashtëzakonisht të vështirë kalimin, sidomos për këmbësorët dhe automjetet.

Situata përkeqësohet edhe më shumë pasi automjetet parkohen në anën e djathtë të rrugës, duke lënë vetëm anën e majtë për kalim, e cila është e dëmtuar dhe e pasigurt për t’u përdorur.

Ju lutem që të ndërmerrni masa sa më parë për të riparuar këtë problem, pasi po shkakton vështirësi për banorët e lagjes dhe përdoruesit e rrugës.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe pres një reagim të shpejtë nga ana juaj.

RSS feed per te rejat rreth ketij problemi Prano email kur ka perditesime te ketij problemi

Ažuriranja

  • *Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, riparon pjesën e dëmtuar të rrugës

    Prijavljeno anonimno u 12:53, уторак 25 фебруар 2025

Komentar ili ažuriranje

Fotografija potrebno

Dodaj sliku
or