Ambient
Prijavio u kategoriji Ambient, anonimno u 13:07, уторак 28 јануар 2025
Përshëndetje,
Jam banor i një ndërtese në rrugën "Faton Shabani," afër rrugës C, dhe doja t'ju njoftoja për dy probleme që po ndodhin këtu dhe mund të krijojnë rrezik për banorët.
Pemë e tharë dhe e rrezikshme Ka një pemë të tharë pranë ndërtesës sonë, nga e cila po bien pjesë dhe kjo mund të rrezikojë kalimtarët dhe banorët.
Grumbullim balte në hyrje të ndërtesës Pas shiut dhe borës, në hyrje të ndërtesës sonë është grumbulluar shumë baltë, që vjen nga ndërtimet përreth. Kjo po krijon vështirësi për kalimtarët, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit.
Kam bashkangjitur disa foto që e tregojnë situatën. Do isha mirënjohës nëse mund të merren masa për të pastruar dhe siguruar këtë zonë.
Faleminderit për vëmendjen!
Lum Rexha
Komentar ili ažuriranje
Ju lutem keni parasysh që përditësimet nuk dërgohen në komuna Informatat tuaja do të përdoren në përputhje me politikën tonë të privatsisë