Ndriçim publik
Prijavio u kategoriji Ndriçim publik, anonimno u 09:11, петак 28 фебруар 2025
*Përshëndetje,
Dëshiroj të raportoj një problem me ndriçimin publik në rrugën Suliotët dhe disa rrugë të tjera poshtë saj. Prej gati një muaji, ndriçimi publik nuk funksionon, duke krijuar vështirësi të mëdha për banorët.
Siç dihet, ndriçimi publik është thelbësor për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithëve, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit. Mungesa e tij rrit pasigurinë, sidomos duke pasur parasysh rrezikun nga qentë endacakë dhe situatat e tjera të pasigurta.
Ju lutemi që ky problem të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur për të garantuar një mjedis më të sigurt për të gjithë banorët.
Faleminderit për vëmendjen dhe presim zgjidhje sa më të shpejtë.
Me rrespekt, Ilir Pllana
Komentar ili ažuriranje
Ju lutem keni parasysh që përditësimet nuk dërgohen në komuna Informatat tuaja do të përdoren në përputhje me politikën tonë të privatsisë