Tjera
Raportuar ne menyre anonime te 12:46, понедељак
*Pershendetje,
Dashta me lajmeru nje rast te njeri prej stacioneve te autobusave ne breg te diellit, qe eshte instaluar rishtas dhe si pasoje e dritave led qe jane lidhur direkt me ndricimin rrugor, qarkullon rryma ne pllaka.
Stacioni ne fjale gjendet perballe konvikteve te cerdhja e femijeve. Eshte nje pasazh i ngushte mes stacionit dhe cerdhes ku qarkullon rryma nder pllaka.
Isha duke e shetitur qenin tim dhe ate e zuri rryma kur kaluam ne ate pjese, dhe la pasoja ate nate tek ai. Te njejten e kane perjetuar edhe disa qytetare me qejt e tyre, gjithashtu edhe nje qen i rruges kur kaloi reagoi duke kercyer perpjete dhe iku i frikesuar.
Kjo mund te jete fatale edhe per qytetare. Nuk di kush i ka kry punimet, por shpresoj se ju mundeni me percjelle kete porosi tutje qe te ndermerret sanimi i menjehereshem i asaj pjese. Po ju bashkangjes fotot qe te orientoheni. Faleminderit
Komentar ili ažuriranje
Ju lutem keni parasysh që përditësimet nuk dërgohen në komuna Informatat tuaja do të përdoren në përputhje me politikën tonë të privatsisë