Vrati se na sve prijave Id: 8811

Ambient

Prijavio u kategoriji Ambient, anonimno u 10:48, четвртак 12 јун 2025

Dëshirojmë t’ju informojmë lidhur me një shqetësim serioz që kemi hasur për një periudhë të gjatë kohe. Në godinën ngjitur me banesën tonë janë duke u zhvilluar punime ndërtimore që shkaktojnë një sasi të madhe pluhuri dhe ndotjeje në ajër. Kjo situatë po ndikon drejtpërdrejt në shëndetin dhe mirëqenien tonë të përditshme.

Megjithëse u jemi drejtuar disa herë atyre që po kryejnë ndërtimin dhe kemi kërkuar që të marrin masa për të reduktuar pluhurin dhe ndotjen, ata vazhdojnë pa ndërprerje aktivitetin e tyre pa marrë asnjë masë mbrojtëse. Kjo gjendje është bërë e padurueshme dhe kërkon ndërhyrjen e institucioneve përkatëse.

Ju lutemi të merrni masa të menjëhershme për të inspektuar situatën dhe për të kërkuar nga përgjegjësit respektimin e standardeve të mbrojtjes së mjedisit dhe shëndetit publik.

RSS feed per te rejat rreth ketij problemi Prano email kur ka perditesime te ketij problemi

Komentar ili ažuriranje

Fotografija potrebno

or