E panjohur
Tjera
Raportuar ne menyre anonime te [unknown time]
Përmes kësaj ankese, dua të raportoj një problem serioz i cili tash e një kohë të gjatë po ndikon negativisht në mjedisin dhe shëndetin e banorëve të lagjes.
Pikërisht përballë shkollës fillore "Asim Vokshi" në Kodrën e Trimave, në rrugën "Bedri Gjini", është krijuar një deponi e palejuar e mbeturinave. Ky vend po përdoret nga persona të papërgjegjshëm për të hedhur mbeturina të ndryshme, përfshirë edhe mbetje kafshësh, të cilat shkaktojnë erë të rëndë dhe rrezikojnë përhapjen e sëmundjeve infektive.
Ky problem është veçanërisht shqetësues duke marrë parasysh që ndodhet pranë një institucioni arsimor, ku kalojnë fëmijë çdo ditë. Përveç ndotjes vizuale dhe kundërmimit të vazhdueshëm, paraqet edhe një rrezik serioz për shëndetin publik dhe ndikon negativisht në cilësinë e jetës në këtë pjesë të qytetit.
Komentar ili ažuriranje
Ju lutem keni parasysh që përditësimet nuk dërgohen në komuna Informatat tuaja do të përdoren në përputhje me politikën tonë të privatsisë