E panjohur
Tjera
Raportuar ne menyre anonime te [unknown time]
* Permes kesaj ankese, dua të shpreh shqetësimin tim lidhur me një vendkalim të qytetarëve në zonën Xhamia e LLapit , rruga Mentor Ratkoceri afer rruges Vellezerit Fazliu, i cili është bërë problem serioz për lëvizjen e përditshme të banorëve.
Para një viti, janë rikonstruktuar shkallët, të cilat për shumë kohë kanë shërbyer si vendkalim për banorët e kësaj zone. Fatkeqësisht, tani ky vendkalim është bllokuar me mbrojtëse të rrugës, duke pamundësuar lëvizjen normale të qytetarëve.
Aktualisht, banorëve u ka mbetur vetëm një vendkalim alternativ, i cili ndodhet disa metra me tutje se vendkalimi i meparshem. Vendkalimi i tanishem nuk ka asnjë rregullim infrastrukturor, Është i pjerrët dhe i rrezikshëm, Përbëhet nga dhe dhe baltë. Si eshte e mundur qe eshte bere rikonstrukturimi i shkalleve, kur ka qene e ditur per udheheqesit e komunes qe mbas 1 viti do te jete jofunksional. Vlen te ceket qe afer vendit ndodhet edhe shkolla" Model", ku cdo dite vendkalimi frekuentohet nga femijet e kesaj shkolle
Komentar ili ažuriranje
Ju lutem keni parasysh që përditësimet nuk dërgohen në komuna Informatat tuaja do të përdoren në përputhje me politikën tonë të privatsisë