Trotuar i dëmtuar
Prijavio u kategoriji Trotuar i dëmtuar, anonimno u [unknown time]
Në pllaton e lagjes ku jetoj unë e cila gjendet përball Bankës ProCredit Bank, konkretisht mbi xhaminë e improvizuar të lagjes Dardania, në këtë pjesë nuk qarkullojnë automjete, por shfrytëzohet vetëm nga këmbësorët. Megjithatë, pllatoja është në gjendje jo të mirë dhe sa herë që bie shi ato mbushen me ujë, duke e vështirësuar lëvizjen dhe duke krijuar rrezik për rrëshqitje, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit. Po ashtu, mungesa e ndriçimit publik e bën zonën të pasigurt gjatë orëve të mbrëmjes, sidomos gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit kur errësohet më herët. Gjatë këtyre orëve, kalimi në këtë pjesë bëhet i rrezikshëm pasi zona mbetet në errësirë të plotë, duke krijuar pasiguri për banorët dhe duke rritur mundësinë e incidenteve të padëshiruara. Prandaj, ndriçimi në këtë pjesë është tejet i nevojshëm për garantimin e sigurisë dhe qarkullimit normal të këmbësorëve. Duke marrë parasysh rëndësinë e kësaj hapësire për banorët e kësaj lagje, ju lusim që të merrni masat e nevojshme për: • Vendosjen e ndriçimit publik; • Rregullimin e pllatove.
Komentar ili ažuriranje
Ju lutem keni parasysh që përditësimet nuk dërgohen në komuna Informatat tuaja do të përdoren në përputhje me politikën tonë të privatsisë