Ndriçim publik
Prijavio u kategoriji Ndriçim publik, anonimno u 16:54, четвртак
Të nderuar, Ne, banorët e lagjes Tusuz në Prizren, po ju drejtohemi me këtë kërkesë urgjente lidhur me gjendjen e papranueshme të ndriçimit publik në këtë zonë.
Segmenti i rrugës nga zona e njohur si Xhamia me dy minare (Potoki) deri te rruga “Naip Berisha” në drejtim të Bashçarshis, në një gjatësi mbi 500 metra, është pothuajse totalisht në errësirë. Aktualisht, vetëm dy shtylla të ndriçimit publik janë funksionale, ndërsa pjesa tjetër është jashtë funksionit për një kohë të gjatë.
Kjo situatë përbën rrezik serioz për sigurinë publike, duke rritur mundësinë e aksidenteve, incidenteve dhe duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve gjatë orëve të natës. Është e papranueshme që një zonë e banuar dhe e frekuentuar të mbetet në këtë gjendje pa ndërhyrje konkrete.
Kërkojmë nga Drejtoria përkatëse që të ndërmarrë masa të menjëhershme për sanimin dhe funksionalizimin e plotë të ndriçimit publik në këtë segment rrugor.
Kjo ankesë është dërguar edhe te zyrat përkatëse brenda Komunës së Prizren për transparencë dhe trajtim urgjent.
Presim reagim të shpejtë dhe konkret nga ana juaj.
Komentar ili ažuriranje
Ju lutem keni parasysh që përditësimet nuk dërgohen në komuna Informatat tuaja do të përdoren në përputhje me politikën tonë të privatsisë