Tjera
Raportuar ne menyre anonime te [unknown time]
Uzurpimin e hapesires publike para baneses sone ketu ne Prishtine.
Sic jeni ne dijeni, para 10 diteve Komuna se bashku me Policine larguan bllokadat nga kjo hapesire. Megjithate, kompania Wolt po e bllokon serish kete pjese. Sic mund ta shihni qarte ne fotografine e bashkangjitur, pervec cantave/frizave qe vendosen per te zene vend, ata tani po perdorin edhe motorret te cilet nuk levizin fare.
Keta motorre rrine te palevizur vetem per te bllokuar vendparkingjet para baneses. Konkretisht, ai motorri qe duket ne foto nuk levizet fare nga aty. Nese nuk ndermerret ndonje mase nga ana juaj, kjo menyre e bllokimit po e ben plotesisht te pamundur parkimin e veturave per ne banoret e ketij blloku.
Ju lutem te intervenoni serish dhe te ndermerrni masat e nevojshme ligjore ndaj ketij bllokimi te qellimshem, ne menyre qe te na mundesohet shfrytezimi i lire i parkingut publik.
Komentar ili ažuriranje
Ju lutem keni parasysh që përditësimet nuk dërgohen në komuna Informatat tuaja do të përdoren në përputhje me politikën tonë të privatsisë