***
Prijavio u kategoriji Shenja e rrugës, anonimno u [unknown time]
Drejtuar: Drejtorisë për Infrastrukturë Lokale / Drejtoreisë së Shërbimeve Publike, Komuna e Drenasit I/e nderuar,Unë që po ju shkruaj jam Marta Dushi, me banim në Prizren. Për shkak të angazhimeve të mia profesionale në Prishtinë, udhëtoj shpesh në aksin rrugor Prizren–Prishtinë dhe anasjelltas. Si besimtare, përgjatë këtyre udhëtimeve ndaloj shpesh për vizitë dhe shërbesë fetare në Kishën e Shën Abrahamit në fshatin Llapushnik.Përmes kësaj shkrese, dëshiroj të adresoj një shqetësim serioz lidhur me infrastrukturën rrugore dytësore dhe mungesën e sinjalizimit të qartë rrugor që të çon drejt kësaj kishe nga rruga nacionale. Qasja aktuale është jashtëzakonisht e komplikuar, e ngushtë dhe e pasigurt për ngjitje në kodër.Mungesa e tabelave orientuese dhe një kyçjeje të mirëfilltë ka bërë që së fundmi të hyj gabimisht në një kah të pasigurt të rrugës. Në ato momente, Policia e Kosovës më ndaloi dhe zyrtari policor ishte duke më gjobitur për gabimin në lëvizje. Megjithatë, pasi i shpjegova situatën, vetë polici e pranoi se rruga aktuale krijon konfuzion të madh për shoferët që nuk janë të asaj zone dhe, në vend të gjobës, më tregoi rrugën se si të dal në anën tjetër të sigurt.Meqenëse kjo kishë vizitohet nga qindra besimtarë, vizitorë nga qytetet e tjera të Kosovës dhe mërgata, kjo gjendje e rrugës përbën rrezik të vazhdueshëm për aksidente dhe gjobitje të paqëllimshme të shoferëve.Prandaj, kërkoj nga organet kompetente të Komunës së Drenasit:Të shqyrtohet mundësia e zgjerimit ose përmirësimit të rrugës lokale që ngjitet drejt kishës.Të vendoset sinjalizim i qartë rrugor në pikat dytësore që lidhin fshatin me magjistralen, në bashkëpunim me ministrinë përkatëse nëse është e nevojshme.Duke shpresuar në mirëkuptimin dhe ndërhyrjen tuaj të shpejtë për të rritur sigurinë e qytetarëve, ju falënderoj paraprakisht. Me respekt,Marta Dushi
Komentar ili ažuriranje
Ju lutem keni parasysh që përditësimet nuk dërgohen në komuna Informatat tuaja do të përdoren në përputhje me politikën tonë të privatsisë