Mbeturina
Prijavio u kategoriji Mbeturina, anonimno u 22:21, недеља
URGJENT
Po ju drejtohemi si banorë të lagjes për të raportuar sërish një gjendje shumë shqetësuese me mbeturinat në këtë lokacion: Bajram Kelmendi, Dardania Company.
Në këtë hapësirë po hidhen vazhdimisht mbeturina të mëdha, mobilje, materiale të ndryshme dhe gjësende që nuk i takojnë kontejnerëve të zakonshëm të mbeturinave nga grupe specifike ne oret e vona. Kjo gjendje po e ndot rëndë lagjen, po krijon pamje të papranueshme dhe po u shkakton stres të vazhdueshëm banorëve që jetojnë aty.
Ky problem është raportuar disa herë, por situata po vazhdon të përsëritet. Si banorë të lagjes, kërkojmë që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masa konkrete për pastrimin e menjëhershëm të hapësirës dhe për parandalimin e hedhjes së mëtejshme të mbeturinave në këtë vend.
Kërkojmë drejtësi, pastërti dhe trajtim serioz të këtij problemi, sepse lagjja nuk duhet të kthehet në deponi ilegale.
Komentar ili ažuriranje
Ju lutem keni parasysh që përditësimet nuk dërgohen në komuna Informatat tuaja do të përdoren në përputhje me politikën tonë të privatsisë