Ndriçim publik
Prijavio u kategoriji Ndriçim publik, anonimno u [unknown time]
Te nderuar,
Unë jam Henor Dragaj, banor i lagjes Bregu i Diellit, Rr. “Afrim Maliqi, L/9 Hyrja nr.74”, pranë Qendrës Tregtare në Kodër të Diellit dhe kopshtit të fëmijëve të lagjes sonë. Po ju drejtohem për t’ju shprehur një shqetësim dhe për të kërkuar rregullimin e dritave në tri shtyllat e ndriçimit publik pranë ndërtesës ku banojmë. Në këtë pjesë të lagjes ndodhen tri shtylla të ndriçimit publik, të cilat aktualisht nuk janë funksionale për shkak të djegies së poçeve apo ndonjë prishje në shtyllë apo linjës elektrikë. Si pasojë, zona mbetet pa ndriçim gjatë natës. Mungesa e ndriçimit publik ka krijuar pasiguri për banorët. Kohët e fundit janë raportuar raste vjedhjesh në banesa, si dhe shqetësime për sigurinë e fëmijëve gjatë kthimit nga shkolla apo gjatë lojës në mbrëmje. Gjithashtu, prania e qenve endacakë në errësirë shton frikën dhe rrezikun për fëmijët dhe banorët.
Lokacioni i saktë i shtyllave gjendet në lagjen Bregu i Diellit, në rrugicën që çon nga restoranti “Napoli”, pranë çerdhes së Arabëve, në drejtim të mishtores.
Ju lutem klikoje linkun për lokacionin e saktë te shtyllave: https://maps.app.goo.gl/ Q2LCYjkpcE11Buc27
Në emrin tim personal dhe të fqinjëve të lagjes, ju lus që ta shqyrtoni me prioritet këtë kërkesë dhe të ndërmerrni masat e nevojshme për rikthimin e ndriçimit publik në këtë zonë.
Te bashkangjitur i keni fotografitë.
Ju falënderoj për mirëkuptimin dhe mbështetjen.
Me respekt,
Henor Dragaj Adresa: Bregu i Diellit, Rr. Afrim Maliqi, L/9 nr.3 10000 Prishtine, Kosova Cell: +383 44 507 993 E-mail: [email protected]
Komentar ili ažuriranje
Ju lutem keni parasysh që përditësimet nuk dërgohen në komuna Informatat tuaja do të përdoren në përputhje me politikën tonë të privatsisë